Lajme

Policia e konfirmon: Mbrëmë në Merdare ndaluam futjen e materialit për referendumin në Serbi

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të premten mbrëma në pikëkalimin kufitar në Merdare ka ndaluar futjen e materialit që dyshohej se përdoret për referendumin që pritet të mbahet në Serbi.

Siç është bërë e ditur në njoftim, rreth orës 21:40 në këtë pikë kufitare kanë ardhur tri automjete (një veturë dhe dy kamion) me targa të Serbisë, në të cilat kanë qenë gjashtë persona.

Lexo edhe:
Petkoviq: Policia e Kosovës ka arrestuar në Merdare koordinatorin që po e sillte materialin e referendumit

“Njësitet policore gjatë realizimit të detyrave dhe procedurave-kontrolleve që zbatohen gjatë kalimeve kufitare, kanë vërejtur se në kamion kishte të ngarkuar material që dyshohej se përdoret për ‘referendumin’ që pritet të mbahet në Serbi”.

“Bazuar në informacionet zyrtare, detyrat dhe autorizimet policore, është ndaluar hyrja në RKS, e këtij materiali i cili po transportohej pa leje përkatëse”, thuhet në komunikatën për media.

Dy mjetet transportuese (kamionët) bëhet e ditur se janë dërguar tek autoritet kompetente doganore, ndërsa pas intervistimit personat me automjetin e tyre janë kthyer mbrapa në Serbi.

“Rasti do të vazhdojë të trajtohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe organet e drejtësisë”./SHQIP.com