Lajme

Petkoviq: Policia e Kosovës ka arrestuar në Merdare koordinatorin që po e sillte materialin e referendumit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka lëshuar një deklaratë ku pretendon se “pjesëtarët e Policisë së Kosovës e kanë arrestuar koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Marko Jankoviq, në vendkalimin kufitar Merdare të premten rreth orës 22:30, pa asnjë bazë ligjore”.

Sipas deklaratës, “Jankoviq ishte me dy kamionë që transportonin materialin zgjedhor të KQZ-së për referendumin e ardhshëm në Kosovë, i cili i ishte njoftuar OSBE-së në Kosovë”.

“Koordinatori i KQZ-së është dërguar në drejtim të panjohur. Në të njëjtën kohë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë konfiskuar dy kamionë që transportonin material zgjedhor dhe kanë arrestuar drejtuesit e kamionit, si dhe shoferin e Jankoviqit”.

“Me urgjencë kam njoftuar përfaqësuesin special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, dhe kërkuan që Jankoviq dhe tre shoferë të lirohen. Ky është një skandal me përmasa dhe pasoja të mëdha”, ka thënë në një deklaratë Petkoviq.

Siç theksohet, “në vendin e ngjarjes është dërguar menjëherë një oficer ndërlidhës serb për t’iu ardhur në ndihmë të arrestuarve”. 

“Koordinatori i KQZ-së dhe kamionët me material referendumi janë nisur për t’ua dorëzuar materialin përfaqësuesve të misionit të OSBE-së të ngarkuar me organizimin e aktiviteteve të referendumit, por në vend të përfaqësuesve të OSBE-së që i kemi njoftuar me shkresë zyrtare kanë pritur përfaqësuesit tanë”.

“Misioni i OSBE-së i Kosovës në Kosovë ka qenë i obliguar që të marrë përsipër materialin zgjedhor në përputhje me mandatin e tij në terren, por edhe gatishmërinë për organizimin e referendumit, siç u njoftuam me një letër të datës 22 dhjetor të vitit të kaluar”.

Më tej në deklaratë thuhet se “misioni i OSBE-së jo vetëm që nuk e mori përsipër materialin e referendumit, por as nuk u paraqit në Merdare, ku duhej të merrte materialin siç është bërë çdo herë deri më tani në proceset e mëparshme zgjedhore”./SHQIP.com