Lajme

Policia bastisë një shtëpi në Gjilan, gjeti marihuanë

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë bastisur shtëpinë e një personi në Gjilan nën dyshimet se merret me shitblerjen e narkotikëve.

Përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës, thuhet se në këtë aksion në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar dy qese plastike me marihuanë, peshore digjitale, grinder etj.

“Një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1.4 gr.  Një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 29.6 gr. Një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 56.1 gr. Një peshore elektronike. Një mulli për bluarje të marihuanës (grinder). Një sasi e qeseve të vogla plasmani (minigripa) që shërbejnë për paketim të narkotikëve”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ilustrim.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë për veprën penale  “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Po ashtu, PK-ja ka njoftuar se ndaj tij është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, pranë Gjykatës Themelore ne Gjilan./Shqip.com