Lajme

Polcia e Kosovës jep detaje për sekuestrimin e 93 kg drogë të llojit marihuanë

Policia e Kosovës konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Prizren, bazuar në informacionet e pranuara dhe punës operative disa mujore në teren, me datë 03.06.2022 ka zbatuar planin operativ të koduar “Dardha”, me ç’rast në fshatin Tupec – Prizren është ndaluar një automjeti tipit Mercedes, me targa vendore, me drejtues mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili në tentativë për tu arratisur në këmbë, është arrestuar nga zyrtarët policor.

Pas arrestimit të të dyshuarit të lartëcekur është bërë kontrollimi i automjetit me ç’rast janë vërejtur disa thasë me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.

Gjatë zhvillimit të procedurave lidhur me rastin janë gjetur dhe sekuestruar:

Njëqind e tetëdhjetë e një (181) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, me peshë 93 kilogram e 249 gram, Një peshore, Gjashtëqind e njëzet e dy (622) euro, Gjashtëmijë e shtatëqind (6700) lekë të Shqipërisë, dhe dy automjetet e përfshira në rast.

Lidhur me rastin poashtu është konfiskuar edhe një automjet tjetër i tipit Mercedes me targa të Shqipërisë, i cili ishte në afërsi të depos, nën shfrytëzim të personave të dyshuar.

Me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit të personave të dyshuar në prezencë të avokatëve, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë./Shqip.com