Sport Ndërkombëtar

Pogba mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit të Manchester United

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba

Paul Pogba pritet të mungojë për pjesën e mbetur të stinorit.

Francezi luajti më pak se 10 minuta në ndeshjen e fundit të United në Premier League kundër Liverpoolit.

Ai u detyrua të largohej nga fusha herët në Anfield në një humbje 4-0 për Djajtë e Kuq, dhe u nis drejt e poshtë tunelit.

Barcelona shprehë interesim për Pogban

Ralf Rangnick nuk pret që fituesi i Kupës së Botës të rikthehet para përfundimit të sezonit.

Pogba mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Manchester United, me Rangnick që konfirmoi lëndimin serioz të francezit.

“Paul Pogba është jashtë, duket se pas skanimit ka shumë pak gjasa që ai të luajë para fundit të sezonit. Doktori më tha se do të duhen minimalisht katër javë dhe ndeshja e fundit është në fund të majit, kështu që nuk mendoj se do të jetë shumë e mundshme”, tha ai.

Paul Pogba

Me fituesin e Kupës së Botës në fund të kontratës së tij në “Old Trafford”, ai pritet të largohet në afatin kalimtar me parametra zero./Shqip.com