Lajme

Podujevë: konfiskohen paisjet për prodhimin e kriptovalutave të njëjtit kishin vjedhur rrymën

Dogana e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Podujevë janë konfiskuar paisje të cilat ishin përdorur për prodhim të kriptovalutave.

Sipas njoftimit të njëjtit kishin bërë kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymes elektrike.

“Më saktësisht në Podujevë, oficerët doganor kanë kryer një bastisje në një banesë private ku dhe kanë gjetur mallra pa dokumentacion i cili është i kontrabanduar në Kosovë. Me këtë rast janë konfiskuar 23 copë Ant-Miner El 3 dhe 13 shtëpiza 1 st cool”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas konstatimeve nga zyrtarët e KEDS-it, është konstatuar vjedhja e energjisë elektrike në vlerë 40 mijë euro.

Malli është sekuestruar nga Dogana si i kontrabanduar derisa rasti është trajtuar procedurën kundërvajtës./Shqip.com