Sport Ndërkombëtar

Pochettinon dhe Leonardon i ndajnë ditët nga shkarkimi

Rezultatet e dobëta dhe dështimi i përmbushjes së objektivave po i tregojnë derën.

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino dhe drejtori sportiv Leonardo do të largohen nga klubi.

Kështu bën me dije gazetari italian i sportit, Fabrizio Romano i cili njofoi se vetëm ardhja e presidentit Nasser Al-Khelaifi ngelet që çdo gjë të zyrtarizohet.

“Paris Saint-Germain më në fund është gati të njoftojë largimin e Mauricio Pochettino dhe Leonardo. Nasser Al-Khelaifi do të jetë gati për takimet përfundimtare në mënyrë që të vendoset trajneri i ri.

Menjëherë pas kësaj, Luis Campos do t’i bashkohet zyrtarisht klubit”, shkruan Fabrizio në Twitter.

50 vjeçari argjentinas erdhi në krye të stolit në “Parc des Princes” në janarin e vitit 2021, me suksesin më të madh të arritur në Ligue 1.

Mauricio Pochettino, PSG

Sukses ky që Parisi nuk e solli për ta bërë, pasi Liga e Kampionëve qe objektivi kryesor, ani pse vitin e kaluar e humbën titullin ndaj Lille.

Përndryshe, Poch ishte edhe pjesë e Tottenhamit para se të fillonte aventurën në Francë, me suksesin e tij më të madh – finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën e humbi. /Shqip.com