Sport Ndërkombëtar

Plattenhardt ishte ‘zemërthyesi’ i Hamburger SV teksa Berlin mbetet në Bundesligë

Kryeqytetasit vazhdojnë aventurën në elitë.

Hertha Berlin ka siguruar mbijetesën në Bundesliga duke mposhtur Hamburger SV.

Epilogu i duelit të luajtur në “Volksparkstadion” të Hamburgut, ishte 0:2.

Dedryck Boyata duke festuar golin

Përderisa ballafaqimi i parë u mbyll në favor të vendasve, me epërsinë minimale 0:1.

Rikthimin në fushë e filloi qendërmbrojtësi Dedryck Boyata, qysh në minutën e katërt (4’).

Belgu 31 vjeçar kërceu më së larti nga një krosimi nga Marvin Plattenhardt.

Pjesa e parë nuk pati më gola, me skuadrat që shkuan në pushimin 15 minutësh për t’u rikthyer dhe për ta kërkuar fitoren.

Njeriu që shërbeu të parin, ishte ai që gjeti të dytin për berlinasit në minutën e 63-të të takimit.

Majtaku Plattenhardt dhuroi spektakël me ekzekutimin maestral të gjuajtjes së lirë nga një distancë më shumë se 30 metra, duke paraboluar portierin Fernandes.

Vendasit nga ana tjetër, dominuan lehtë 45 minutëshin  dytë, i cili pati gjashtë minuta shtesë.

Minuta këto që ishin të shpresës për ta çuar ndeshjen në vazhdime, dolën kokëulur pas fërshëllimës së gjyqtarit gjermano-turk, Deniz Aytekin i cili dha karton të kuq në të fundit për mysafirët.

Pavarësisht të kuqit, “Die Alte Dame” shpërthyen në festë duke përmbyllur një edicion të shoqëruar me ngritje-zbritje. /Shqip.com