Ekonomi

Platforma ikonike shqiptare e food delivery “Baboon” tashmë edhe në Prishtinë

1 milion porosi të shpërndara në 2022, 400 mijë përdorues të aplikacionit - Baboon mbërrin edhe në Kosovë

E kush nuk do ta donte një porosi nga një prej restoranteve më cilësore të Prishtinës ose Tiranës që t’i mbërrinte te dera e shtëpisë brenda pak minutash. Imagjinoni dimrin që po troket, por edhe të nxehtin e verës që lamë pas – një porosi me smartphone, përmes aplikacionit, nga divani i dhomës tuaj të ndenjës dhe ushqimi i preferuar iu serviret në kohë rekord me shërbim delivery. E gjithë kjo vetëm falë një emri: Baboon. Dhe mbi të gjitha një kompani 100% shqiptare!

Baboon Delivery është platforma online më efikase që vepron si ndërmjetës midis restoranteve dhe klientëve në shpërndarjen e porosive në kushte të larta sigurie nga plot 450 restorante. Baboon operon në Tiranë prej 8 vitesh, ndërsa vit pas viti është shndërruar në delivery-n më të besueshëm për klientët dhe konsumatorët. Sigurisht që rritja e Baboon është bërë në disa faza dhe objektivi ka qenë një dhe i vetëm, shndërrimi në platformë lider dhe që ofron shërbim cilësor të porositjes dhe dorëzimit të ushqimit për të gjithë klientët dhe përdoruesit e aplikacionit .

1 milion porosi në vitin 2022
Shqip.com mëson se Baboon “ngriti siparin” në Tiranë në vitin 2015 si një ide vizionare në kushtet kur dërgimi i porosive në shtëpi apo zyrë, konsiderohej diçka e pamundur, për të mos thënë e tepërt. Për tregun shqiptar, delivery konsiderohej risi, ndoshta edhe luks. Prandaj, jo më kot, Baboon në krye të 8 viteve në Tiranë arriti numrin rekord të shpërndarjeve, plot 1 milion porosi gjatë vitit 2022. Kuriozitetit të Shqip.com për numrin e përdoruesve të aplikacionit, stafi i Baboon i përgjigjet me jo pak “mburrje”. Numri i përdoruesve aktiv të aplikacionit rezulton të jetë mbi 400 mijë! Merreni me mend. Pra, të paktën 400 mijë njerëz në Tiranë përdorin aplikacionin e Baboon ku bëjnë porositë e tyre nga shtëpia apo edhe zyra e punës. Shërbimi është i garantuar, i shpejtë dhe cilësor.

450 restorante dhe 250 “drivers”
Aplikacioni ofron menu specifike për secilin nga 450 restorantet me të cilët bashkëpunon network-u Baboon. Nga një vëzhgim i shpejtë i menusë së Baboon përmes aplikacionit, gjejmë aty restorantet më të mira dhe më të frekuentuara në kryeqytet. Eksperienca e porositjes online jo vetëm që lehtëson zgjedhjen, por jep mundësinë të provoni shijet e kuzhinave të ndryshme vendase dhe të huaja. Porosia mbërrin në shtëpinë tuaj përmes njërit nga 250 drivers-ave që ka Baboon si shërbim delivery. “Kompania është 100% made in Albania. Vizioni jonë është të çojmë çdo ushqim të ngrohtë shpejt dhe me çmim të arsyeshëm tek çdo shtëpi, zyrë apo kudo ndodhet klienti”, na thotë stafi drejtues i Baboon.

Lajm i bujshëm: Baboon edhe në Prishtinë prej datës 25 Tetor
Baboon mbërrin edhe në Prishtinë. Pas eksperiencës unikale në Tiranë duke zotëruar tregun e delivery brenda një kohe relativisht të shkurtër, Baboon kapërcen kufijtë, brenda hapësirës shqiptare. Prej datës 25 Tetor, Baboon ka nisur të ofrojë shërbim edhe në Kosovë.

Me përvojën e konsoliduar tashmë në tregun e Shqipërisë, Baboon synon që edhe në Prishtinë të jetë zgjedhja e parë për klientët që preferojnë ta kenë “restorantin” në shtëpinë apo zyrën e tyre.

Interesit të Shqip.com se si do të funksionojë kompania në Prishtinë, sfati i Baboon i përgjigjet se me shërbimin Baboon Drivers propozohen dy zgjidhje:

A) Baboon Platform, çdo restorant mund të përdorë Baboon App si online Sales Channel dhe porositë t’i dorëzojë me flotën e vet: https://baboonapp.com

B) Baboon Driver, çdo restorant përdor teknologjinë dhe flotën e Baboon, si për porositë që vijnë nga aplikacioni, si për porositë e veta përmes telefonit apo kanaleve të tjera të komunikimit. Standardet e logjistikës janë europiane, me kosha termik të certifikuara. Scooter-at që përdorin shpërndarësit janë me kilometrazh zero dhe pajisjet e drivers janë të gjitha “Made in Europe”, veshjet, kokoret, dorezat etj,.: https://baboonapp.com/per-drivers

Si të bëheni pjesë e Baboon Prishtina?
Është fare e thjeshtë. Mund të aplikosh në website tek ky link: https://baboonapp.com/per-biznese dhe ekipi i Sales Team në Prishtinë do të të kontaktojë brenda 24 orësh për një takim.

Pse duhet një biznes të bëhet pjesë e Baboon?
Arsyet janë të shumta.

Së pari, rrit shitjet e biznesit tënd me të paktën 10% çdo muaj, në mënyrë progresive, nuk ka kosto fikse, fiton restoranti, fiton Baboon, klienti është i lumtur.

Së dyti, restoranti fokusohet tek gatimi dhe cilësia e ushqimit, pjesën operacionale dhe marketingun e bën Baboon.

Së treti, me anë të Baboon do të ulni drastikisht kostot fikse të biznesit.

Së katërti, falë bashkëpunimit me Baboon, do të gjeneroni klientë të rinj çdo ditë, 95% e klientëve delivery që provojnë biznesin tënd online do të vijnë edhe në restorant ta provojnë atë.

Së pesti, support në kohë reale për klientët, bizneset dhe drivers.

Baboon është një mundësi ideale edhe për punësimin e të rinjve të cilët duan të sprovojnë veten si pjesë e një kompanie avangarde e cila ndodhet në ekspansion të vazhdueshëm në fushën e biznesit dhe zhvillimit të aspektit tregtar.

“Jemi duke punësuar edhe të rinj. Ekipi jonë për momentin numëron 5 persona në administrate dhe 10 motorista”,
na pohon ekipi menaxhues i Baboon. Teksa ndajnë me ne edhe disa oferta punësimi për të interesuarit në Prishtinë.

“Jemi në kërkim edhe të disa talenteve të reja në:
– Sales, 2 Persona
– Customer Service, 2 Persona
– Marketing, 1 Person
– Finance & HR, 1 Person
– Motorista, 30 Persona”.

Pra, Baboon duket një mundësi ideale punësimi për këdo që kërkon të sprovojë veten dhe dëshiron të bëhet pjesë e një projekti largpamës dhe tanimë i sprovuar si i suksesshëm nga eksperienca unikale 8-vjeçare në Tiranë. 

Baboon fitues i çmimit ICT Mobility nga Albanian ICT Awards
Baboon në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards kishte fituar çmimin ICT Mobility of the Year. Themeluar në 2012, Albanian ICT Awards është bërë nismëtare e një misioni duke bërë bashkë dy breza mendje të ndritura dhe heronj të kohës moderne si yje në ngritje, sipërmarrës, themelues, udhëheqës, profesionistë dhe entuziastë të teknologjisë. Një ngjarje e cila qysh në themelimin e saj mëse një dekadë më parë erdhi me një mision fisnik, objektivi më arrirë i Albanian ICT Awards ndër vite mbetet identifikimi, promovimi dhe shpërblimi i shqiptarëve pionierë në teknologji, inovacion dhe sipërmarrje, individëve më të dalluar dhe udhëheqësve të bizneseve më të suksesshme të ekosistemit.

/Shqip.com