Teknologji

Plasin ankesat pas ndryshimeve të bëra në Google Maps

Shumica e përdoruesve të Google Maps janë kundër ndryshimeve që janë vënë në zbatim dhe duan të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Këto reagime erdhën pasi Google Maps prezantoi paletën e re të ngjyrave dhe përdoruesit janë mjaft të mërzitur nga ky ndryshim.

Edhe pse këto nuk janë ndryshime drastike, ngjyrat e reja të Google Maps i befasuan përdoruesit dhe i bënë ata të ndiheshin jo rehat.

Ka gjithnjë e më shumë postime në Reddit dhe platformën X kundër zgjedhjeve të reja të ngjyrave të Google.

Rrugët, të cilat dikur ishin të shënuara me të bardha, tani janë ngjyrë hiri.

Ngjyra e kaltër që shënonte zonat me ujë tani është dukshëm më e zbehtë, ndërsa zonat e pyllëzuara janë një e gjelbër më e errët se më parë.

Treguesi i rrugës tani është shumë më i ndritshëm.

Përdoruesit konsiderojnë se rrugët tani janë më të vështira për t’u parë në Google Maps, nëse nuk zmadhohen mjaftueshëm.

Një nga ankesat më të mëdha është se ngjyrat e reja e bëjnë të vështirë shikimin e detajeve në hartë.

Nuk dihet pse Google vendosi të ndryshojë ngjyrat për Maps, por ndoshta komentet e përdoruesve të pakënaqur do ta detyrojnë kompaninë të kthehet në ngjyrat e mëparshme.

/Shqip.com