Lajme

Plani i policisë: Identifikohen 23 lëmosh-kërkues të rritur dhe 18 fëmijë

Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka zbatuar Planin Operativ “identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues, si viktima të mundshme të trafikimit”.

Plani është zbatuar në tërë territorin  e vendit nga data 25.10.2021 deri me datë 29.10.2021.

Gjatë zbatimit të këtij plani, policia bën të ditur se ka identifikuar 18 fëmijë lëmosh-kërkues – prej tyre 11 shtetas të Kosovës dhe shtatë të Shqipërisë.

Po ashtu ka identifikuar 23 lëmosh-kërkues të rritur – prej tyre 11 shtetas të Kosovës dhe 12 të Shqipërisë.

Gjithsej numri i të dyshuarve është 23.

Policia e Kosovës

“Në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar gjithsej 15 raste ndaj 23 të dyshuarve për ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ sipas nenit 243 të Kodit Penal të Kosovës”.

“Të dyshuarit janë prindër të fëmijëve lëmoshë-kërkues. Fëmijë (18) janë referuar në QPS-të përkatëse për trajtim të mëtejmë”, thuhet në komunikatën për media.

Më tej, bëhet e ditur se zyrtarët policorë gjatë zbatimit të këtij plani operativ janë asistuar dhe përkrahur nga Prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendra për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, Policia Kufitare dhe Stacionet Policore./SHQIP.com