Plagosja në Gjakovë: Policia arreston një person
Publikuar:
(09.03.2022 22:22:38)

Është arrestuar i dyshuari për plagosjen me armë zjarri të një personi në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Gjurkaj nuk ka dhënë detaje tjera rreth autorit të veprës.
Sipas policisë, i plagosuri është transferuar për në Prishtinë për të marrë trajtim të mëtejshëm.
I plagosuri ka marrë lëndime në dorë dhe në këmbë./Shqip.com