Lajme

Plagoset një i mitur në Pejë

Foto e ilustruar

Një i mitur është plagosur me armë zjarri në Pejë, derisa edhe i dyshuari është i mitur.

Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Viktima është dërguar në spitalin rajonal, ndërsa dyshohet se plagosja ka qenë aksidentale.

“Njësitë policore kompetente menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar të dyshuarin i cili është arrestuar dhe arma me të cilën është kryer plagosja është konfiskuar. Viktima është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Vlen të ceket se i dyshuari dhe viktima janë të mitur. Sipas informatave fillestare plagosja ka qenë aksidentale”, ka thënë Rugova.

Policia e Kosovës

Incidenti ka ndodhur pas orës 19:30 në fshatin Vitmoricë të komunës së Pejës. /Shqip.com