Lajme

Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari nga fshati Gadish i Gjilanit

Një 33-vjeçar është plagosur sot rreth orës 13:10 në fshatin Gadish të Gjilanit. Viktima është dërguar për trajtim në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Këto informata i dha zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 24.12.2023 rreth orës 13:10 kemi pranuar informacion se fshatin Gadish, Komuna e Gjilanit një person mashkull kosovar i moshës rreth 33 vjeçare është plagosur me armë zjarri.

Viktima është duke marrë tretman mjekësor në qendrën emergjente të spitalit rajonal në Gjilan dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, po ashtu është konfiskuar një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, tha Osmani.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Gjilan në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, shtoi ai.

/Shqip.com