Lajme

Plaçkiten tri barnatore në Suharekë, farmacistët ftohen për kujdes gjatë festave

Ilustrim

Oda e Farmacistëve të Kosovës kanë reaguar pasi tri barnatore në Suharekë kanë qenë cak i vjedhjeve brenda një nate.

Vjedhjet, kjo Odë i konsideron plaçkitjet të sinkronizuara ndërsa veprën e konsiderojnë të papranueshme, shkruan Shqip.com.

“Oda e Farmacistëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për thyerjen dhe vjedhjen e tri barnatoreve në Suharekë. Rasti ka ndodhur brenda një nate dhe shihet si një rast i sinkronizuar i sulmit ndaj barnatoreve Wit pen, Vjosa pharm dhe Green pharmacy”, thuhet në reagimin e tyre.

Oda e Farmacistëve të Kosovës

Më tej, i kanë paralajmëruar farmacistët që të kenë kujdes në prag të festave të fundvitit.

“Shpresojmë dhe besojmë se organet kompetente do të marrin të gjitha masat e duhura që keqbërësit të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë, ndërkohë ftojmë të gjithë farmacistët të kenë kujdes në këto ditë feste dhe të marrin masa mbrojtëse ndaj sulmeve eventuale”, thuhet në reagim./Shqip.com