Lajme Ballkan

Pjesëmarrje tejet e ulët në Referendumin në Serbi

Vendvotim ne Serbi

Sipas të dhënave të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve deri në orën 19:00 në territorin e Serbisë kanë votuar 27.6 për qind e votuesve.

Pjesëmarrja në Vojvodinë ishte 28,63 për qind, ndërsa në Sumadijë dhe Serbinë Perëndimore 24,59, shkruan gazeta serbe Danas.

Në Serbinë lindore dhe jugore pjesëmarrja deri në orën 18 ishte disi më e ulët dhe arriti në 23,39 për qind të qytetarëve, ndërsa në Beograd 22,88 për qind votuan për ndryshime kushtetuese në fushën e drejtësisë.

Sipas Miladin Kovaçeviq, drejtor i Byrosë së Statistikave të Republikës serbe, dalja përfundimtare mund të pritet, pas mbylljes së vendvotimeve ndërmjet 31 dhe 32 për qind.

Në atë kohë pritet që nënkomisionet të marrin edhe procesverbalet e votimit jashtë qendrave të votimit, pra të shihet se sa persona kanë votuar në shtëpitë e tyre për shkak të COVID-it.

Kryetari i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Vladimir Dimitrijeviq, vlerësoi se rezultatet e para preliminare të referendumit do të dihen pas orës 22, pasi këshillat zgjedhore t’i përcaktojnë rezultatet e votimit në vendet e tyre dhe t’i përcjellin në mënyrë elektronike në KQZ.

Afati i fundit për shpalljen e rezultateve përfundimtare të referendumit është të premten deri në orën 20:00, ose gjashtë ditë./Shqip.com