Rozë

Pjesë e një seriali turk, Arbnora Ademaj tregon për vështirësitë që kishte në fillim

Aktorja, Arbnora Ademi,

Modelja dhe prezantuesja shqiptare, Arbnora Ademaj, ka bërë zyrtarisht debutimin në kinematografinë turke.

Ajo u bë pjesë e serialit të ri turk të quajtur “Jeta e Thyer”, që nisi transmetimin rreth një javë më parë në Kanal D.

Ajo përmes postimeve në Instagram ka treguar se është shumë e lumtur për këtë arritje të saj.

Arbnora u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram në lidhje me jetën e saj.

“Sa ka qenë e lehtë apo e vështirë ta mësosh gjuhën turke?”, ka qenë njëra nga pyetjet e drejtuar nga një ndjekëse.

“Shumë e vështirë, por kur dëshiron të arrish diçka duhet shumë punë. Faleminderit shumë”, u përgjigj ajo.

Lexo edhe:
Modelja shqiptare, Arbnora Ademaj pjesë e serialit turk “Jeta e thyer”

E njëjta më pas u pyet për gjuhën turke, ndërsa mori përgjigjen se e ka mësuar që tre muaj.

“E kam mësuar që tre muaj, dy muaj kam bërë kurs intensiv”, ka thënë më tej aktorja.

Ajo po ashtu ka treguar se ka vetëm disa muaj që jeton në Turqi dhe shumë shpejtë do të jetë pjesë e një seriali tjetër që quhet ‘Faud’.

“Kırık Hayatlar” është një film dramë turk i vitit 1965, i drejtuar nga Halit Refiğ dhe luajnë aktorët e njohur Belgin Doruk, Cüneyt Arkın dhe Nebahat Çehre./SHQIP.com