Modelja shqiptare, Arbnora Ademaj pjesë e serialit turk “Jeta e thyer”

Modelja dhe aktorja e njohur Arbnora Ademaj do të jetë pjesë e serialit turk “Kirik Hayatlar” (Jeta e thyer).
Ajo ka kohë të gjatë që ka paralajmëruar së do të jetë pjesë e një seriali turk dhe do të vazhdojë karrierën atje.
Seriali do të fillojë transmetimin nga data 23 gusht, dhe do të shfaqet në kanalin e Turqisë “Kanal D” çdo të hënë nga ora 11.
View this post on Instagram
Në një postim të ndarë muaj më parë në rrjete sociale, bukuroshja shqiptare tregonte se kanë nisur xhirimet e këtij seriali dhe se ka ndarë me ndjekësit disa prapaskena.
Në një moment, Ademaj është duartrokitur nga kolegët të cilët duket se e kanë pëlqyer punën e 32 vjeçares.
View this post on Instagram
“Kırık Hayatlar” është një film dramë turk i vitit 1965, i drejtuar nga Halit Refiğ dhe luajnë aktorët e njohur Belgin Doruk, Cüneyt Arkın dhe Nebahat Çehre.
Në vazhdim presim të shohim për rolin dhe paraqitjen e ish-Miss Kosovës./SHQIP.com