Sport Ndërkombëtar

Pjesa e parë: Roma vetëm 45 minuta larg trofeut të parë europian

Romakët janë 45 minuta larg lavdisë europiane.

Ekipi i Jose Mourinhos është në avantazh minimal 1:0 ndaj Feyenoord në 45 minutëshin e parë.

Pas një fillimi të ngadalshëm dhe pa raste të mira shënimi, Zaniolo kaloi në avantazh kryeqytetasit e Italisë.

Ai gjeti golin në minutën e 31-të, pasi ndali mirë me gjoks një top në zonë, dhe e çoi topin pas vijës fatale.

Ky është goli i parë i shënuar në finalen e këtij kompeticioni, dhe do të jetë e shkruar në librat e historisë së futbollit.

Por, paraprakisht ishte Henrikh Mkhitaryan i “Ulkonjave” që u desh ta lëshonte fushën pasi morri një lëndim dhe në vend të tij u inkuadrua Serio Olivera.

Minuta e 35-të pati një incident të vogël në zonë, me sulmuesin e Dessers që u përfshi në një përplasje me Smallingun e Romës.

Holandezët patën disa raste të mira shënimi, mirëpo jo aq të rrezikshme për portën e Rui Patricios.

Gjyqtari dha katër minuta shtesë, por gola nuk pati më.

Lojtarët e dyja ekipeve shkojnë në pushimin 15 minutësh, për t’u rikthyer më pas në pjesën e dytë dhe për ta kërkuar fitoren. /Shqip.com