Sport Ndërkombëtar

Pirlo drejt superligës turke te skuadra nga Stambolli

Andrea Pirlo

Njëri ndër mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit tash e dy vite i është bashkuar rrugëtimit menaxherial.

Vizioni i tij në fushën e blertë ishte kthyer në vrojtim të saj – nga stoli.

Andrea Pirlo pritet të emërohet trajner i skuadrës turke Karagumruk, raporton Fabrizio Romano.

Ish-tekniku i Juventusit do të jetë – me gjasë – pjesë e futbollit turk nga edicioni i ardhshëm.

Karrierën si trajner i nisi pikërisht te “Zonja e Vjetër”, fillimisht me grupmoshat e reja U-23, me të cilët punoi vetëm një javë.

Kjo pasi drejtuesit e klubit i besuan atij ekipin e parë, me të cilët përfundoi sezonin si një ‘dështim’.

Adrea Pirlo, Juventus

43 vjeçari zhvilloi plot 52 ndeshje si shef i pankinës së Juves, duke arkëtuar 78 pikë, një sosh më shumë se Napoli që nuk arriti të kapte ‘trenin’ e Ligës së Kampionëve.

Ai pati një mesatare prej 2.15 pikësh atë edicion, duke preferuar formacionin 4 – 4 – 2, me dy mesfushorë defanziv.

“Vefa Stadion”, stadiumi i skuadrës turke Karagumruk

Teska, skuadra që italiani është afër t’i bashkohet garon në divizionin elitar të Turqisë për dy vite radhazi.

Karagumruk mbylli sezonin paraprak në pozitën e tetë, me 57 pikë të grumbulluara pas 38 xhirosh. /Shqip.com