Sport Ndërkombëtar

“Pirati” luan nga minuta e parë kundër Barcelonës

Mallorca e Vedat Muriqit presin në shtëpi Barcelonën, me fillim nga ora 21:00.

Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare dhe Vedat Muriqi do të luajë nga minuta e parë.

Mallorca: Predrag Rajkovic, Maffeo, Valjent, Raillo, Arias Copete, Kosta, Ruiz de Galarreta, Baba, Sanchez, Muriqi, Lee.

FC Barcelona: Ter Stegen, Balde, Pique, Christensen, Jordi Alba, Kessie, Busquets, Gavi, Dembele, Lewandowski, Fati.

Me një fitore Barcelona mund të shkojnë në krye të tabelës për të bërë presion ndaj Real Madridit.

Barcelona ende nuk ka humbur asnjë deri më tani këtë stinor, me pesë fitore e një barazim dhe gjendet në vendin e dytë, kurse Mallorca është e 10 me dy fitore, dy humbje e dy barazime.

Muriqi po kalon një stinor shumë të mirë dhe do të kërkojë të shënoj edhe kundër Barcelonës.

Ai deri më tani ka tri gola në gjashtë ndeshje të zhvilluara./Shqip.com