Lajme

Pika kufitare Merdare është e mbyllur për hyrje-dalje

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika kufitare Merdare është e mbyllur për hyrje-dalje.

Lexo edhe:
Ministria e Jashtme: Grupet kriminale kanë bllokuar Merdaren

“PKK Merdare është e mbyllur për hyrje-dalje. Në Republikën e Serbisë janë vendosur barrikada rreth 2 kilometra nga kufiri. Deri në njoftimin tjetër, PKK Merdarë është e mbyllur. Të shfrytëzohen PKK tjera”, thuhet në njoftimin zyrtar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Lexo edhe:
Vendkalimi Merdare nga drejtimi i Kurshumlisë është i bllokuar

/Shqip.com