Art Jetese

Pijet që mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar migrenën

Ende nuk ka një kurë të mirëfilltë për migrenën, por ndryshimet në stilin e jetës dhe mënyra se si ushqeheni, janë disa nga gjërat që mund të përmirësojnë cilësinë e jetës tuaj.

Për t’i ardhur në ndihmë personave që vuajnë nga kjo gjendje, disa pije mund të bëjnë një ndryshim në simptomat e migrenës.

Por përpara se të filloni me ndonjë nga pijet e mëposhtme, sigurohuni që ato të mos përmbajnë ndonjë përbërës që e dini se mund të përkeqësojë simptomat tuaja.

Lexoni më poshtë sugjerimet tona për pijet më të mira për dhimbjen e kokës nga migrena.

Kafe pa kafeinë

Për shumë njerëz kafeina është një shkaktar i mundshëm për episodet e migrenës.

Ndaj zëvendësimi i kafesë me një kafe që nuk përmban kafeinë, mund të jetë një zgjedhje e mirë për ata që nuk duan të heqin dorë plotësisht nga kjo pije, shkruan agroweb.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përbëhet nga gjethet e bimës Camellia sinensis dhe është i njohur për antioksidantët e tij, të cilët mendohet se luajnë rol në largimin e dhimbjes së kokës.

Çaji i mentës

I njohur për efektet e tij analgjezike, vaji i mentes përdoret zakonisht në mjekësinë alternative për dhimbjet e kokës nga tensioni.

Ju gjithashtu mund të keni përfitime nga pirja e mentes në formë çaji dhe thithja e aromës, veçanërisht nëse jeni duke përjetuar dhimbje koke pulsuese.

Uji

Përveç konsumit të pijeve të tjera, është e rëndësishme të pini mjaftueshëm ujë gjatë gjithë ditës. Kjo ndihmon në parandalimin e një shkaktari të zakonshëm të sulmeve të migrenës që është dehidratimi.

Uji i mbushur me fruta

Uji i mbushur me fruta mund të jetë një mënyrë më e shijshme për të shmangur dehidratimin që mund të shkaktojë një sulm migrenë.

Lëng portokalli

Lëngu i portokallit është një tjetër pije që mund të ndihmojë me dhimbjet e kokës dhe sulmet e migrenës. Kjo sepse ai ka një përmbajtje të lartë të magnezit.

/Shqip.com