Art Jetese

Pijet me të cilat kurrë nuk duhet të merrni ilaçet

Ilustrim,

Duhet të shmangni marrjen e një pilule me ndonjë gjë tjetër përveç ujit në temperaturën e dhomës, kanë paralajmëruar ekspertët.

“Tabletat/kapsulat supozohet të merren me një gotë të plotë ujë; megjithatë, shumë pacientë nuk e ndjekin këtë rekomandim pasi administrojnë ilaçet e tyre me pije të ndryshme nga uji”, thanë studiues nga Universiteti Princess Nourah bint Abdulrahman, Arabia Saudite.

Ata analizuan se çfarë ndodh kur një ilaç pa recetë, si paracetamol ose ibuprofen, merret me pije të tjera.

Pijet e tjera, si lëngu i portokallit, pijet e gazuara, qumështi e të tjera, mund të ngadalësojnë prishjen e pilulave, sipas rezultateve të eksperimenteve të kontrolluara nga laboratori arabt, shkruan The Sun.

Ilaçeve u desh më shumë kohë, për t’u prishur kur pijet konsumoheshin të ftohta, deri në 40 minuta.

Edhe uji i ftohtë dyfishoi kohën e shpërbërjes në krahasim me ujin e temperaturës së dhomës.

Sapo një ilaç të gëlltitet, ai prishet nga acidet e stomakut para se të kalojë nëpër mëlçi dhe pastaj të hyjë në qarkullimin e gjakut.

“Pijet e testuara nuk duhet të përdoren si zëvendësues të ujit kur gëlltisni ilaçe,” paralajmëruan studiuesit.

Lëngut të portokallit iu deshën plot 30 minuta për ta shpërbërë ilaçin në organizëm, coca-colës iu deshën 20 minuta, pijeve energjike 25 minuta, ndërkaq qumështit iu deshën 40 minuta që të shpërbënin një pilulë në organizëm./SHQIP.com