Lajme

Pezullohet greva në Shqipëri, rinisë procesi mësimor

Pedagogët në Shqipëri kanë vendosur që të bëjnë pezullimin e grevës si dhe të fillojnë procesin mësimor.

Sipas Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, protesta e tyre për rritje pagash do të vazhdojnë edhe në forma të tjera demokratike dhe institucionale.

Siç raporton Abcnews.al, protesta e tyre e radhës është paralajmëruar me 8 nëntor ora 11:00 para Korpusit Qendrorë të UPT-së.

Pranë skadimit afati ndaj qeverisë, pedagogët në Shqipëri drejt grevës së urisë – SHQIP.com

Greva e paralajmëruar nga pedagogët e Shqipërisë ka filluar qysh para katër ditësh.

Bëhej fjalë për kërkesat që pedagogët i kanë paraqitur në një peticion më 30 gusht të këtij viti. Kërkesa për të cilat theksojnë se janë me karakter ekonomik.

/Shqip.com