Lajme

Pezullohen nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore, ka marrë vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve.

Lexo edhe:
Prokuroria Speciale nis hetimet lidhur me zhdukjen e mostrave të Deharit

Ministria i ka publikuar edhe emrat e tyre: “Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në  Institutin për Mjekësi Ligjore, Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore,  Ilirjana Shala, Kimiste  në Institutin për Mjekësi Ligjore”, shkruhet në njoftim, përcjell Shqip.com

Lexo edhe:
Rasti i Astrit Deharit, Haxhiu thotë se kamerat u prekën me urdhër të ish-ministres Dhurata Hoxha
Njoftimi
Lexo edhe:
Haxhiu: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit

Po ashtu nga MD-ja është bërë e ditur se ky vendim hynë në fuqi nga dita e sotme.

/Shqip.com