Kulturë

Petrit Kllokoqi: T’kish qenë Dukagjin Lipa babai i Beyonce, edhe “Grand”-in në emër t’vetin ia kishim qitë

Zhvendosja e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë po vazhdon edhe sot të jetë tematikë kudo edhe në debatet televizive.

Lidhur me këtë ka folur edhe shefi i gastronomisë, Petrit Kllokoqi i cila tha se Kosova nuk di t’i vlerësojë artistët e vet.

Ai në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se nëse Dukagjin Lipa do të ishte babai i këngëtares Beyonce, atëherë Kosova edhe Hotelin Grand do të ia kishte vendos në emër të tij.

Sipas tij, në Kosovë atë që është e jona e largojmë.

“Shteti jonë nuk i sheh bizneset si partnerë ose sektorin privat, por zakonisht i sheh si oligarka po zhvatës të shtetit. Të na nuk dijmë me vlersu tonin, mentaliteti jonë është i tharptë në këtë aspekt.

T’kish qenë Dukagjin Lipa baba i Beyonce, edhe Grandin në emër të vetin ia kishim qit. Por, si të është dikush i joni ne duhet me i mshu e me largu”, tha Kllokoqi.

Sunny Hill ishte paraparë të mbahej në Bërnicë të Poshtme, ndryshe nga dy edicionet e kaluara që u mbajt në Gërmi./Shqip.com