Lajme

Petkoviq: Vendimi për targat i paligjshëm, kundërshton marrëveshjet

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Serbi, Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se vendimi i fundit për targat ilegale në Kosovë është i paligjshëm.

Në një intervistë për RTS, Petkoviq tha se ky vendim bie ndesh me marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Kjo nënkupton se serbët që kanë targa KM duhet tani të riregjistrojnë makinat e tyre në të ashtuquajturat targa RKS. Kjo është absolutisht në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet që negociuam si në 2011 dhe 2016” tha Petkoviç.

Sipas Petkoviqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke tëntuar që ta hjek ekzistencën e shtetit serb nga territori i Kosovës.

“Këto janë targa të lëshuara nga Republika e Serbisë, ata nuk duan tryeza të tjera sepse Kurti, por edhe ata që mbështesin të ashtuquajturën Kosovë të pavarur, duhet të kuptojnë se serbët në Kosovë ndjehen shtetas të Republikës së Serbisë dhe askush nuk ka të drejtë të heqë targat tona serbe, sepse në fakt qëllimi i vërtetë dhe synimi i Albin Kurtit është të shtrydhë ekzistencën e shtetit të Serbisë nga territori i Kosovës, dhe qëllimi përfundimtar që përzuri popullin tonë”.

Ai tha se këtë nuk do ta pranojë populli serb duke bërë të qartë edhe qëndrimin e presidentit, Aleksandër Vuqiq.

Ai u pyet se çfarë mendimi ka në rast se vendimi do të ndryshojë, por Petkoviq cilësoi duke thënë se asgjë e mirë për serbet në Kosovë nuk do të vijë nga Qeveria e Kosovës.

“Ideja e Albin Kurtit është të frikësojë popullin serb, të nisë së pari me një lloj paralajmërimesh dhe pastaj me një gjobë,” shton ai.

Petkoviq foli edhe për gjobat dhe për pagat mesatare në Kosovë dhe Serbi.

“Të fillosh me një gjobë duke ngarkuar 150 euro çdo ditë sepse serbët kanë targa KM është absolutisht e papranueshme. Ato 150 euro janë para të rëndësishme këtu në Serbinë qendrore, ku pagat mesatare janë 660 euro, për të mos përmendur sesa të rëndësishme janë paratë në Kosovë, ku pagat mesatare janë rreth 350 euro”.

Nesër fillon numërimi mbrapsht për targat – SHQIP.com

Nga dita e nesërme fillojnë masat e paraparë nga Qeveria për pronaret e automjeteve me targa ilegale në Kosovë.

Nga 1 nëntori deri me 21 parashihet të bëhen vërejtje (qortime) ndaj këtyre shoferëve, ndërsa pas kësaj periudhe do të vazhdojë masa e gjobitjes.

Masa e gjobitjes do të vazhdojë deri me 21 janar të vitit që vjen. Kurse pas 21 janarit do të ketë targa provuese për dy muaj.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pas datës 21 prill nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve me targa të lëshuara nga autoritetet serbe të cilat konsiderohen ilegale në Kosovë.

/Shqip.com