Lajme

Petkoviq: Sveçla vizatoi shënjestër në ballë të Rakiqit

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Serbi, Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës së Serbisë në Kosovë, Petar Petkoviq edhe njëherë ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq ka thënë se Sveçla i ka vizatuar shënjestrën në ballë Goran Rakiqit, kryetarit të Listës Serbe.

“Pas thirrjes së Kurtit për vrasjen e serbëve, Xhelal Sveçla ka vazhduar me kërcënimet brutale, i cili i ka vizatuar shënjestrën në ballë të Goran Rakiqit. Këto kërcënime janë më të rëndat, sepse Sveçla drejton drejtpërdrejt forcat speciale të Kurtit”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq ka kërcënuar po ashtu duke thënë që Kurti e Sveçla nuk duhet të luajnë me jetën e popullatës serbe në Kosovë.

/Shqip.com