Lajme

Petkoviq: Siç janë ruajtur dokumentet personale të Serbisë do të luftojmë edhe për targat KM

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Serbi, Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbinë, Petar Petkoviq, ka thënë se ashtu siç janë ruajtur dokumentet personale të serbisë në Kosovë ashtu do të luftojnë edhe për targat KM.

Siç ka raportuar Kosovoonline, kjo deklaratë e Petkoviqit ka ardhur si reagim i videos së publikuar nga Kurti në të cilën ju flet  në serbisht qytetarëve serb për targat

“Në ditën e fillimit të zbatimit të marrëveshjes, Kurti vazhdon të kërcënojë me heqja e targave KM, i them Kurtit se ashtu siç i kemi ruajtur letërnjoftimet serbe në Kosovë, do të luftojmë edhe për targat KM”, tha Petkoviq.

Tutje, Petkoviq tha se ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Kurti po mundohen të fshehin faktin se Kosova është në një kolaps energjetik.

“Fakti që Albin Kurti regjistron video në serbisht gjatë gjithë ditës, dhe Xhelal Sveçla fotografon për rrjetet sociale në veri të Kosovës dhe nën mbulesën e natës, nuk do ta fshehë faktin se Prishtina është në prag të një kolapsi energjetik me kufizimin 90 për qind të konsumatorëve në nivel ditor dhe deri në shtatë orë. Pikërisht për të fshehur situatën katastrofike energjetike”.

Kryeministri, Albin Kurti, u ka bërë thirrje nga banorët serbë që të konvertojnë targat nga “KM” në “RKS”.

Ai në gjuhën serbë ka treguar se ata kanë kohë 63 ditë që të bëjnë konvertimin.

“Nga sot deri më 31 tetor, përgjatë 61 ditëve në 34 qendra të Regjistrimit të Automjeteve po rihapim dritaren e mundësisë për të konvertuar tabelat e regjistrimit të veturave ne ato të Republikës sonë të përbashkët”, ka thënë Kurti në një video të shpërndarë.

“Konvertimi dhe regjistrimi i automjeteve me targa “RKS” i shërben rendit publik, ligjit dhe sigurisë”, u shpreh ai.

I pari i Qeverisë tha se targat e lëshuara nga Serbia me shkurtesat e qyteteve kosovare janë trashëgimi e regjimit të Millosheviqit.

Lexo edhe:

Sveçla konfirmon se dokumentet për hyrje-dalje nuk po lëshohen më në pikat kufitare

Ai ka thënë se një gjë e tillë është duke i mbajtur në të kaluarën dhe të izoluar.

“Kjo trashëgimi është barrë që nuk do të duhej ta mbani ju. Përveç kësaj, ajo po synon të ju mbajë në të kaluarën dhe të izoluar”, deklaroi kryeministri.

Ai ritheksoi se qytetarët që i ndërrojnë targat, lirohen nga taksa e detyrime tjera që arrijnë vlerën deri në 5,000 euro.

“Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që t’i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro”, tha Kurti.

Vlerësohet se 10.000 targa me akronime të qyteteve të Kosovës – sikurse PZ, KM, PR, UR e të ngjashme – qarkullojnë në veriun e banuar me shumicë serbe.

Serbia ka propozuar që serbët në veri të pajisen me targa KS – që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës – por, Kurti ka hedhur poshtë këtë propozim./Shqip.com