Lajme Ballkan

Petkoviq: S’ka marrëveshje për targat

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq ka deklaruar se nuk është arritur marrëveshje për çështjen e targave, pas takimeve në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Siç raporton agjencia e lajmeve Tanjug, Petkoviq lajmet e publikuara se një marrëveshje është afër, i ka quajtur gënjeshtra dhe propagandë që vjen nga Kosova.

“Unë e mohoj lajmin absolutisht të rremë që është shfaqur jo vetëm në portalin e shërbimit publik të Serbisë, por edhe në emisionin e tyre kyç të lajmeve, ku thuhej se mbrëmë vonë unë dhe Bislimi u pajtuam për një zgjatje 10-mujore të vlefshmërisë së targave ekzistuese KM dhe që më pas të ato të konvertohen në targa RKS”, tha Petkoviq.

Tutje, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, ka thënë që edhe lajmi se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të përfshihet në kuadër të planit franko-gjerman është i rremë dhe nuk ka asgjë të vërtetë nga ato që po dalin në media.

/Shqip.com