Lajme

Petkoviq: Kurti nuk ka kredibilitet që të flasë për reciprocitetin në dialog dhe marrëveshjet e arritura me Beogradin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Petar Petkoviq, drejtor në ashtuquajturën Zyre Ndërlidhëse për Kosovën në Qeverinë e Serbinë, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për marrëveshjen me targa që parim do të jetë reciprociteti.

Petkoviq përmes një komunikate për media, ka thënë se Kurti nuk ka kredibilitet që të flasë për reciprocitetin në dialog dhe marrëveshjet e arritura me Beogradin.

“Deklarata të tilla nuk janë gjë tjetër veçse një kërcënim i parakohshëm dhe nuk kanë të bëjnë fare me respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së hënë ka bërë të ditur se 21 prill është afati i fundit i marrëveshjes për targat.

Kurti, ka thënë se pala kosovare do të ulet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel për arritur marrëveshjen përfundimtare për targat vetëm me parimin e reciprocitetit.

Lexo edhe:
Kurti: Në bisedimet e 21 prillit, parimi i reciprocitetit do të jetë thelb i çfarëdo zgjidhjeje

“Më datë 21 prill është afati i fundit kur do të duhej që të merreshin vesh për targat, parimi i reciprocitetit do të jetë aty si thelb i çfarëdo zgjidhjeje”, ka thënë Kurti./Shqip.com