Lajme

Kurti: Në bisedimet e 21 prillit, parimi i reciprocitetit do të jetë thelb i çfarëdo zgjidhjeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se 21 prill është afati i fundit i marrëveshjes për targat.

Kurti, ka thënë se pala kosovare do të ulet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel për arritur marrëveshjen përfundimtare për targat vetëm me parimin e reciprocitetit.

“Më datë 21 prill është afati i fundit kur do të duhej që të merreshin vesh për targat, parimi i reciprocitetit do të jetë aty si thelb i çfarëdo zgjidhjeje”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Këtë deklaratë, Kryeministri Kurti e bëri gjatë homazheve të hënën te shtatorja e komandantit Zahir Pajaziti.

Më 21 prill skadon afati i Marrëveshjes së përkohshme për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë./Shqip.com