Lajme

Petkoviq: Gjuriq u pezullua sepse mbrojti serbët në veri

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Serbi, Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar lidhur me suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq.

Siç raporton RTS, Petkoviq tha se arsyeja e shkarkimit të Gjuriqit është veç pse ka mbrojtur popullin e tij serb nga spastrimi në Kosovë.

“Albin Kurti mori vendimin për të shkarkuar Gjuriq, vetëm sepse ai qëndroi në mbrojtje të popullit serb në spastrimin e Kosovës,” tha Petkoviç në një konferencë shtypi në Pallatin e Serbisë.

Petkoviq tha se Gjuriq u pezullua nga puna pasi që së bashku me katër kryetarët e komunave në veri u mor vendimi që të mos lëshohen qortime për shoferët e automjeteve me targa KM.

Petkoviç deklaroi gjithashtu se i dërguari i posaçëm i BE për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ishte informuar gjithashtu rreth kësaj.

“Ideja e Kurtit është të shkelë gjithçka që ramë dakord në Bruksel dhe unë e përcolla atë tek Lajçaku” tha Petkoviç.

Suspendohet drejtori rajonal i PK-së Mitrovicës në Veri – SHQIP.com

Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës është marrë vendim që të suspendohet nga detyra drejtori rajonal i Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq.

IPK rekomandon suspendimin e Drejtorit të Policisë në Mitrovicën e Veriut

Gjuriq dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.  Krahas hetimit penal do të shikohet edhe përgjegjësia administrative.

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ka thënë se të shtunën do të propozojë largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës,

Rakiq të shtunën do të iu propozojë serbëve largimin nga institucionet e Kosovës – SHQIP.com

Siç raporton RTS Rakiç këtë e ka thënë me anë të një deklarate dërguar mediave pas suspendimit të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës në veri.

Rakiq ka thënë se është i nevojshëm ndërtimi dhe forcimi i institucioneve serbe në veri.

/Shqip.com