Lajme Ballkan

Petkoviq: Asociacioni është shtylla kurrizore e dialogut

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se “edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit”, sipas tij “Prishtina ende refuzon të përmbushë obligimin e saj kryesor – formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Ai tha se komuniteti ndërkombëtar mban përgjegjësi të veçantë për një situatë të tillë.

Petkoviq thekson se Asociacioni është një kusht i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Beogradi i ka përmbushur të gjitha obligimet e veta dhe është sjellë në mënyrë konstruktive dhe komprometuese gjatë gjithë kohës, ndërsa nga ana tjetër, Prishtina vazhdimisht po përpiqet të pengojë dialogun dhe t’ua vështirësojë jetën serbëve në Kosovë”, tha ai për RTS.

/Shqip.com