Lajme Ballkan

Petkoviç: Serbia po lufton për popullin e saj në Kosovë

Petar Petkoviç, drejtori i së ashtuquajturës "Zyre për Kosovën"

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkovic, Petar Petkoviç, ka thënë se “Serbia po lufton për popullin e saj në Kosovë”.

Këto komente, Petkoviç i bëri, pasi Lista Serbe dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidaturave për votimet lokale të 17 tetorit.

Ky subjekt politik garon me 11 kandidatë për kryetar komunash, nëpër zona të banuara me serbë.

“Vetëm Lista Serbe po lufton përzemërsisht dhe sinqerisht për popullin serb në Kosovë, vetëm Lista Serbe ka mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe vetëm së bashku ne jemi një mbrojtje dhe një barrierë për të gjithë ata që kujdesen për unitetin serb”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, ka thënë se nuk duhet të kenë relaksim për këto zgjedhje lokale.

Kjo pasi subjektet politike shqiptare dhe komunitetet pakicë joserbe janë bashkuar për të garuar bashkë në zgjedhje. /Shqip.com