Lajme

Lista Serbe për zgjedhjet lokale: Nuk ka vend për relaksim

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, ka deklaruar se nuk ka vend për relaksim dhe se “çdo votë për Listën Serbe ka rëndësi”.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi partitë shqiptare arritën koalicion për të garuar bashkë në Mitrovicën e Veriut.

“Njoftimi i partive shqiptare se ata janë të bashkuar kundër Listës Serbe duhet të jetë një sinjal i qartë për të gjithë qytetarët tanë se nuk ka vend për relaksim, se çdo votë është e një rëndësie të jashtëzakonshme për të vazhduar luftën për popullin tonë,” Tha Rakic, raporton portal në gjuhën serbe Kosovo Online.

Bartësi i listës së partive shqiptare në Mitrovicën e Veriut do të jetë Skender Sadiku, por mbështetës së tij janë edhe pakicat joserbe.

Raportohet se për t’u arritur ky qëllim është punuar gjashtë muaj.

Kjo për ta ndryshuar pushtetin, pasi tash e një kohë qeverisë Lista Serbe.

Ky subjekt politik kumtoi se do të garojë me 11 kandidatë në komunat e banuara me serbë.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. /Shqip.com