Lajme

Petkoviç përplaset me Velën për arrestimin e të dyshuarit për djegien e veturave

Shefi i Stafit të Kabinetit të Presidencës, Blerim Vela ka reaguar pas arrestimit të të dyshuarit serb për djegien e veturave në veri të vendit.

Ai tha se i dyshuari serbë person me histori të gjatë kriminale, duke shtuar se komunitetet lokale në veri mund t’i besojnë Policisë së Kosovës dhe se banditët e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale’.

Lexo edhe:
Arrestimi në Veri, Vela: Banditët e Radojçiqit do të sillen para drejtësisë

Kësaj deklarate i ka reaguar drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Petkoviq tha se Vela do të dëshironte të kishte reputacionin dhe respektin që Milan Radoiçiq ka tek serbët e Kosovës.

“Blerim Vela e ka inkurajuar veten që të përmend Milan Radoiçiqin në Twitter, ai është kaq “trim”. Ai do të jepte gjithçka për të pasur, të paktën në këshillin e tij vendas, reputacionin dhe respektin që ka Radoiçiq tek të gjithë serbët në Kosovë. Lërini ëndrrat e një zyrtari të vogël PR të shkojnë. Nuk do të mund të shkaktoni kaos dhe dhunë në veri të Kosovës”, shkroi Petkoviq.

/Shqip.com