Lajme

Arrestimi në Veri, Vela: Banditët e Radojçiqit do të sillen para drejtësisë

Blerim Vela dhe Vjosa Osmani.

Shefi i Stafit të Kabinetit të Presidencës, Blerim Vela ka reaguar pas arrestimit të të dyshuarit serb për djegien e veturave në veri të vendit.

Ai tha se i dyshuari serbë person me histori të gjatë kriminale, duke shtuar se komunitetet lokale në veri mund t’i besojnë Policisë së Kosovës.

“Një i dyshuar për djegien e veturave të serbëve vendas në veri të Kosovës është arrestuar nga @Kosovo_Police. Një person me histori të gjatë kriminale! Komunitetet lokale në veri të Kosovës mund t’i besojnë forcës policore multietnike”, ka shkruar Vela në Twitter.

Ai shtoi se ‘banditët e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale’.

Lexo edhe:
Arrestohet i dyshuari për djegien e veturave në Zubin Potok

Ndryshe, i dyshuari i arrestuar është M.B, i nacionalitetit serb, 36-vjeçar.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës kundër krimit të organizuar, parandalimit të veprave kriminale dhe arrestimit të kryerësve të veprave penale, ka arrestuar një person të dyshuar, i cili kërkohej mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në disa vepra penale.

Arrestimi i të dyshuarit mashkull kosovar i nacionalitetit serb (M. B. 1987), është kryer sot rreth orës 17:00, pas hetimeve intensive të kryera nga njësitet relevante policore”.

Po ashtu, ai dyshohet se është i përfshirë në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njësisë së Policisë së Kosovës, ku si pasojë dy zyrtarë policorë kishin pësuar plagë nga arma e zjarrit.

/Shqip.com