Lajme

Pesë vjet nga arrestimi i Marko Gjuriq

FOTO AP

Sot janë bërë pesë vjet që nga koha kur Policia e Kosovës kishte arrestuar Marko Gjuriq.

Gjuriq ishte arrestuar nga Policia gjatë një tubimi që po mbahej në objektin e Gjykatës në Mitrovicë ku po diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi.

Edhe përkundër faktit se shumë qytetarë ishin mbledhur para objektit të Gjykatës në veri, policia ia doli të futej në objekt duke përdorur shok-bomba, kur edhe e morën Gjuriqin.

Policia e Kosovës e kishte sjell në Stacionin Policor “Qendra” në Prishtinë, shefin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Gjuriq u arrestua pasi kishte hyrë pa leje dhe ilegalisht në Kosovë.

/Shqip.com