Lajme Botë

Pesë të vdekur dhe më shumë se 50 të lënduar nga një tërmet që goditi Iranin

Termet ne Iran

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe më shumë se 50 janë plagosur nga një tërmet i fuqishëm qe goditi provincën jugore hormozgan të Iranit.

Siç raporton BBC, tërmeti ra në orën 02:00 me orën lokale të shtunën pranë bregdetit, 100 km (60 milje) në jug-perëndim të kryeqytetit të krahinës Bandar Abbas.

Kurse mediat shtetërorë të Iranit kanë raportuar se pas tërmetit shkatërrues kanë rënë edhe dy tërmete të tjera me goditje të njëpasnjëshme.

Dridhjet u ndjenë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtetet e tjera fqinje të Gjirit.

Sipas zyrtarëve lokal, fshati Sayeh Khosh është shkatërruar.

“Askush nuk u dëmtua në dy tërmetet e tjera të rënda pasi njerëzit ishin tashmë jashtë shtëpive të tyre,” tha Foad Moradzadeh, guvernator i Bandar Lengeh, një qytet pranë epiqendrës.

Ekipet emergjente kanë ndihmuar popullsinë dhe janë duke u munduar që të rregullojnë furnizimin me energji elektrike dhe me ujë.

Muajin e kaluar të paktën 1,000 vetë vdiqën nga një tërmet në Paktika, një rajon malor në Afganistanin lindor.

Irani ka përjetuar disa tërmete shkatërrues në kohët e fundit, ndërsa qëndron në vija të mëdha të thyerjes gjeologjike.

 Në vitin 2003, një tërmet me magnitudë 6.6 ballë vrau më shumë se 30.000 njerëz dhe shkatërroi qytetin e lashtë të Bamit./SHQIP.com