Lajme

Pesë persona të lënduar në një aksident trafiku në Gjilan

Ilustrim

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjilan gjatë ditës së hënë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas trajtimeve mjekësore, njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës një mashkull dhe një femër kosovare. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë  persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raport.

Tani rasti është në procedurë hetimore./Shqip.com