Lajme

Pesë persona rrihen mes vete në Deçan

Foto ilustruese

Pesë persona janë rrahur mes vete në fshatin Lebushë të Deçanit, pas një mosmarrëveshje.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, ndërsa të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Sipas njoftimit të Policisë personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete 5  persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt.

/Shqip.com