Art Jetese

Pesë mënyra se si të duken buzët tuaja më të plota

Shumë pak janë nga ato vajza që dua që buzët e tyre të janë fine dhe të holla e një pjesë e madhe duan buzë të plota.

Për tu dukur si yjet e skenës e në këtë rast për të iu përafruar buzëve të Angelina Jolies, kemi gjetur pesë mënyra se si buzët tuaja mund të dukën më të plota.

Errësoni qoshet e buzëve

Buzët mund të duken bukur edhe me një buzëkuq të ndezur, por rendësi ka që ato të dukën të trasha dhe në formën siç po pretendohet t’i ketë secila vajzë tani. Por, në formën e buzëve dhe trashësinë  e tyre ka rendësi edhe mënyra se si i lyeni ato. Një errësim në pjesët anësore nuk do të kushtonte asgjë në përditshmërinë tuaj veçse do të bënte që iu të arrini qëllimin e kamotshëm për buzë më të plota

Aplikoni laps buzësh, buzëkuq dhe shkëlqyes buzësh

Kombinimi i këtyre tri produkteve nxjerrin një anë fenomenale të buzëve tuaja. Konturimi me laps bënë që të jepni formën dhe trashësinë e buzëve tuaja aq sa doni dhe të vini në pah një anë të bukur të fytyrës suaj. Kurse, buzëkuqi dhe shkëlqyesi veçse i perfeksionojnë ato.

Aplikoni vaj kokosi

Vaji i kokosit njihet për vetitë e tij ushqyese dhe është pjesë përbërëse e shumë produkteve farmaceutike.

Vaji i kokosit mund të shërbej edhe për buzët tuaja në mënyrë që ato të duken sa më natyrale dhe më të ndritshme duke evituar tharjet dhe zbehjen e tyre. Në këtë formë mund të përdorët si balsam që mundëson që ato të dukën sa më të mbushura dhe natyrale.

Korrigjoni konturin e buzëve me një laps buzësh

Jo të gjithë kanë buzë në formë të rregullt dhe buzë që karakterizojnë buzëqeshjet Hollivudiane. Andaj, nuk e merr askush për keq nëse iu korrigjoni konturin e buzëve tuja me një laps buzësh në mënyrë që të dukeni ashtu siç dëshironi pa përdorur mbushje artificiale.

Theksoni trekëndëshin e sipër

Trekëndëshi i sipërm i buzëve tuaja është saktësisht pjesa ku marrin formën ato. Andaj, kujdesi i shtuar në atë pjesë të buzëve mund t’i jep atyre formën që dëshirojmë kështu, theksimi  i trekëndëshit të buzëve bënë që të duken buzët tuaja më të plota dhe me të bukura.

Aplikoni laps të bardhë mbi buzë

Gjithmonë aplikoni një laps të bardhë mbi buzët tuaja në mënyrë që ato të jenë më të ndritshme dhe të lejtësojnë punën tuaj në plotësimin e tyre.

/Shqip.com