Sport Shqiptar

Pesë futbollistë të talentuar nënshkruajnë kontrata profesionale me FC Prishtinën

FC Prishtina vazhdon të punojë fuqishëm në rekrutimin e talenteve të ri të futbollit në vend dhe jo vetëm.

Skuadra kryeqytetase së fundmi ka nënshkruar kontrata profesionale me pesë futbollistë të talentuar.

Igball Jashari (17), Dion Gallapeni (18), Olt Pllana (18), Arlind Dobroshevci (16) dhe Donart Llabjani (18) janë lojtarët që kanë firmosur të mërkurën me FC Prishtinën.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit, përcjell Shqip.com.

Para tyre, me ekipin tonë ka nënshkruar edhe talenti tjetër i futbollit kosovar, 16-vjeçari Amar Demolli, i cili tash e disa ditë është prezantuar nga klubi.

/Shqip.com