Art Jetese

Përse shtohen dhimbjet e kokës në vjeshtë

Njerëzit që vuajnë rregullisht nga dhimbjet e kokës apo migrena, e dinë mirë rolin e ushqyerjes apo stresit në frekuencën dhe ashpërsinë e tyre.

Një faktor tjetër, shpesh i anashkaluar, është ndryshimi i stinës.

Shumë njerëz thonë se me ardhjen e vjeshtës, dhimbjet e kokës bëhen më të shpeshta dhe më të forta.

Ky nuk është thjesht një perceptim, sepse shkencëtarët pohojnë që ka disa arsye përse dhimbjet e kokës bëhen më të forta në vjeshtë.

Prania e alergjenëve në ajër

Alergjenët janë ndër shkaktarët më të përhapur të migrenës dhe dhimbjeve të kokës.

Në vjeshtë, ka alergjenë të caktuar në ajër që ndikojnë në vetvete dhe shkaktojnë inflamacion në sinuse dhe nxit dhimbjen e kokës.

Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë që ajri i shtëpisë të jetë sa më i pastër.

Ndryshimet në ciklin e dritës

Dhimbjet e kokës mund të jenë më të shpeshta në vjeshtë për shkak të shkurtimit të ditës dhe ndryshimeve në rutinën e gjumit.

Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që të zbatoni një rutinë shumë të përpiktë gjumi pavarësisht mungesës së dritës apo zgjatjes së errësirës.

Veç dritës, dy faktorë të tjerë nxitës të dhimbjeve sipas ekpertëve janë presioni i ajrit, lagështia dhe luhatjet e temperaturës.

Ndryshimet e motit mundet gjithashtu të prishin ekuilibrat e substancave kimike në tru, përfshirë serotoninën, gjë që nxit shfaqjen e migrenës.

Monitorimi i ndryshimeve të motit dhe shmangia e shkaktarëve sa më shumë që të jetë e mundur, është këshilla e parë që japin ekspertët.

Sipas tyre, njerëzit e predispozuar të përjetojnë dhimbje të tilla, duhet të marrin ilaçin që në shenjat e para të dhimbjes.

/Shqip.com