Lajme

Përplasje verbale në mes Dimal Bashës dhe Rrahman Jasharajt

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj,

Sot pas mbledhjes së Komisionit të Arsimit me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, shkencës dhe Kulturës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj, kanë pasur përplasje verbale.

Basha dëgjohet duke i thënë Jasharajt se duhet t’i bërtas së ndryshe nuk merr vesh si dhe i ka mbajtur fëmijët peng për 50 euro.

“Je i pasinqertë në kërkesat e tua, ti i ke marrë fëmijët peng dhe kujt duhet të i vijë marrë, t’i që I mbanë fëmijët peng apo unë që them që duhet me i ndal grevat. Dinjitetin e ke kthyer në para. A ke luftuar para luftës pa pare, e tash për 50 euro po i mbanë fëmijët peng”, tha Basha.

Ndërsa, Jsharaj dëgjohet vazhdimisht duke i thënë se duhet t’i vijë marre Bashës për fjalorin që është duke përdorur kundrejt tij.

Gjithashtu, Jasharaj i tha Bashës se deputetët si ai e kanë sjell punën kështu.

“A pe sheh qysh po bërtet, deputet si ti e kanë sjell punën këtu”.

Përplasja mes tyre ka nisur në përfundim të mbledhjes së Komisionit për Arsim, të cilën Jasharaj e lëshoi para kohe.

Megjithatë në Komisionin për Arsimi, Jasharaj ka thënë se Avokati i Popullit nuk mund të bëjë marrëveshje.

Në komisionin Parlamentar për Arsim, Jasharaj shtoi se greva nuk mbyllet kur thotë Avokati i Popullit, por se ajo do të bëhet kur vendos anëtarësia.

“Avokati i Popullit në dy takime ka çuar letra, nuk ka. Avokati i Popullit nuk mund të bëjë marrëveshje. Ne flasim një version, ai del krejt kontra. Madje, para dy ditësh ai doli në televizion dhe deklaroi: ‘Të martën mbyllet greva’. Prit ne në telefona, prit në telefona. As telefonatë nuk pati, as takim, por ai doli dhe deklaroi që do të mbyllet greva. Greva do të mbyllet para mediave dhe atëherë kur thotë anëtarësia ‘Po’”.

Ai ka thënë se në takim me Kurtin nuk ka marrë asnjë ofertë.

“Lutjet e mia kanë qenë që kryeministri të na ofrojë diçka. Në takimin dy orësh me kryeministrin nuk na është ofruar asgjë, përveç atyre të stilit: ‘ose merr, ose lëre’. Pra, asnjë ofertë, as me shkrim e as me gojë nuk kemi pasur, përveç asaj: ‘ose merr ose lëre’”.

Ai tha se kërkesat e SBAShK-ut janë legale dhe duhet të pranohen nga Qeveria./SHQIP.com