Lajme

Jasharaj për Avokatin e Popullit: Ne flasim një version, ai del krejt kontra

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj,

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë se Avokati i Popullit nuk mund të bëjë marrëveshje.

Në komisionin Parlamentar për Arsim, Jasharaj shtoi se greva nuk mbyllet kur thotë Avokati i Popullit, por se ajo do të bëhet kur vendos anëtarësia.

“Avokati i Popullit në dy takime ka çuar letra, nuk ka. Avokati i Popullit nuk mund të bëjë marrëveshje. Ne flasim një version, ai del krejt kontra. Madje, para dy ditësh ai doli në televizion dhe deklaroi: ‘Të martën mbyllet greva’. Prit ne në telefona, prit në telefona. As telefonatë nuk pati, as takim, por ai doli dhe deklaroi që do të mbyllet greva. Greva do të mbyllet para mediave dhe atëherë kur thotë anëtarësia ‘Po’”.

Ai ka thënë se në takim me Kurtin nuk ka marrë asnjë ofertë.

“Lutjet e mia kanë qenë që kryeministri të na ofrojë diçka. Në takimin dy orësh me kryeministrin nuk na është ofruar asgjë, përveç atyre të stilit: ‘ose merr, ose lëre’. Pra, asnjë ofertë, as me shkrim e as me gojë nuk kemi pasur, përveç asaj: ‘ose merr ose lëre’”.

Ai tha se kërkesat e SBAShK-ut janë legale dhe duhet të pranohen nga Qeveria./SHQIP.com