Ekonomi

Përplasje midis deputetëve gjatë raportimit të ministres Rizvanolli në Komisionin për Ekonomi

Gjersa Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ishte duke raportuar para anëtarëve të Komisionit për Ekonomi ka ndodhur një përplasje midis deputetit të AAK-së, Pal Lekaj dhe deputetit të VV-së Armend Muja.

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ministrja Rizvanolli foli për punën e saj në këtë dikaster, me ç’rast tha se mjetet që i ndajnë për ndërmarrjet publike shkojnë në vendin e duhur.

“Sa i përket performancës, më tregoni një e unë ju tregoj shumë që kanë pasur përmirësime. Ne edhe nëse kemi dhënë e kur kemi dhënë, kemi shkuar në vendin e duhur dhe kemi dhënë për t’i përkrahur ndërmarrjet, për dallim prej herëve tjera”, tha Rizvanolli.

Në këtë momente ka ndërhyrë deputeti i AAK-së, Pal Lekaj duke e pyetur se në çfarë adrese i kanë dhënë këto mjete.

“Dua saktësisht të ma thuash se ku i keni dhënë”, ka thënë Lekaj.

Por më pas ka ndërhyrë deputeti i VV-së Armend Muja, duke i thënë se në të kaluarën janë shpërndarë mjete pa procedura.

“Armend Muja nëse jeni avokat i ministres, atëherë a ki ndonjë autorizim. Unë po e pyes këtë (ministren)”, tha Lekaj.

Ndërsa Rizvanolli tha se nuk ka nevojë për avokat.

/Shqip.com