Sport Ndërkombëtar

Përplasje deklaratash – ndërmjet Ralf Ragnick dhe Anthony Martial

Ralf Ragnick dhe Anthnony Martial

Nuk fituan dot as kundër Aston Villas, por problemet po i ndjekin edhe jashtë fushës së gjelbër.

Manchester United, nuk po kalon aspak momente të mira në Premierligë, teksa së fundmi ka pasur një “përplasje virtuale” ndërmjet trajnerit, Ralf Ragnick dhe futbollisit Anthony Martial.

Ky i fundit nuk ishte fare pjesë e skuadrës që udhëtoi te Villa, teksa Ragnick tha se kjo ishte dëshira e lojtarit.

“Ai nuk donte të ishte në skuadër. Ai do të kishte qenë në skuadër normalisht, por ai nuk donte. Kjo është arsyeja pse ai nuk udhëtonte me ne dje”, u shpreh trajneri gjerman.

Por, këtë deklaratë të tij e kundërshoti Anthony Martial, përmes një shkrimi në Insagram.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "martial_9 4m I will never refuse to play a match for Man United. I've been here for 7 years and I never disrespected and will never disrespect the club and the Fans."
Shkrimi i Martial në Instagram

“Unë kurrë nuk do të refuzoj të luaj një ndeshje për Man United. Kam qenë këtu për shtatë vjet dhe kurrë nuk i kam shpërfillur dhe nuk do ta bëj kurrë këtë” shkruajti sulmuesi francez.

Ai është i lidhur me një largim nga “Old Trafford” që një kohë të gjatë, por ende nuk ka pasur marrëveshje me ndonjë ekip tjetër.

Vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” është 32 milionë euro.

“Djajtë e Kuq” gjenden në vendin e shtatë të elitës së futbollit anglez, me vetëm 32 pikë të grumbulluara.

24 pikë më pak se Manchester City që është lider. /Shqip.com

Tabela e Superligës